Subscribe

Deputetja e opozites Rudina Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore është shprehur se në në fokus të diskutimit është administrate zgjedhore, drafti është një revolucion më vete.

 

Hajdari ndër të tjera ka thënë se një pikë tjetër që është diskutuar këtë të enjte në komision ishte përgjegjshmëria që këta individe do të kenë kur do të zgjidhenn si anëtarë të KQZ.

 

Ndërkohë sipas deputetes debati më i madh është për amendimet lidhur me administratën zgjedhore ku do të kërkohet edhe ndryshimi i ligjit për nëpunësin civil.

“U prezantua drafti i dytë. Do të ndryshojë nga fillimi në fund. Ky model do të jetë një model i pa varur politikisht. Ishte edhe aleanca e grave.  Një propozim do të vij në javët në vijim. Do ishte risi të ngrinim kuotat. Drafti është një revolucion për administrimin e zgjedhjeve. Mbledhja sot në dy drejtime. Një arkitekturë të KQZ KZAZ do të ndryshojnë se si do të funksionojnë. Ekspertët e propozojnë se mandatet do të jenë të ndryshme. Do të kemi një seancë të dytë. Është draft ku flitet për administratë të re zgjedhore, kjo nuk duhet të cënojnë besueshmërinë e partive në sistem. Në mënyrë që të kemi gjithëpërfshirje ne duhet të kthjemë përgjigje palëve. Është një pikënisje e duhur por nuk kemi arritur konsensus për administratën zgjedhore. Prefesioni i Komisonerëve, nuk do të jetë thjeshtë nënpunës civil. Duhet të ndryshohet statusi i nënpunësit civil. Kemi hapa të tjera për të ndjekur. Pikë tjetër ishte përgjegjshmëria që këta individë do kenë kur të jenë anëtarë të KQZ. Edhe KASTI sistemi i ankimeve të shitblerjeve. Ata komisionerë do të kenë shumë përgjegjësi. Do të jenë njerëz jashtë strukturës. Kyçi është se do kalojë në kuvend me 2/3. Një llojë formule për 30 vitet e ardhshme. Vota e shqiptarëve do numërohet. Garancinë do e marrim në momentin që do pyete të gjithë. Do të kemi mbledhje tjetër për draftin e dytë. Edhe ndryshimi i sistemit do të jetë më një propozim brenda muajit nëntor.”

 

Ndër të tjera në fjalën e saj para mediave Hajdari theksoi se sërish në takimin e radhës do të jenë shoqëria civile dhe me aktorë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *