Ashtu siç u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e 21 marsit, Partia Socialiste prezantoi draftin e ligjit për referendumet. Kryetari i grupit socialist Taulant Balla, deklaroi se dokumenti është gati për konsultim ndërsa shprehu dhe vullnetin e shumicës për të biseduar me opozitën.
“Dua të them sot, gatishmërinë tonë të plotë, edhe nëse duan, ligjin për referendumet, jemi të gatshëm edhe t’i presim, por s’kanë për të ardhur kurrë”, tha Balla.
Lexo edhe :
Related Posts
Balla u ndal dhe te propozimi i kryeministrit Rama për uljen e numrit të deputetëve. Kjo sipas tij, mund të jetë cështje që mund të vendoset edhe me referendum.
“Ndryshimi i numrit të deputetëve nuk është e kapitujve për anëtarësimin në BE unë jam mbështetës prej shumë vitesh i kësaj ideje. Nuk është çështje sasie, por mendojmë që nje numër më i vogël i anëtarëve të Kuvendit e në jetën parlamentare më efikaste, më shumë kohë për diskutime të vlefshme. Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide por pasi të kemi ligjin”, tha Balla.
Shqyrtimi i procesit nga Gjykata Kushtetuese sipas kreut të grupit socialist, duhet të mos zgjasë shumë.
“Të kihet parasysh që e gjithë kjo mos të marrë më shumë se 3 muaj, të jetë diçka e rregulluar në draftin që do t’jua shpërndajmë, por sot nuk do ta depozitojmë në Kuvend pa bërë disa konsulta”, tha Balla.
Sa i përket ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, Balla sqaroi se ato kërkojnë konsensus sa më të gjerë politik
“Dakord që të filloj diskutimi për këtë por nuk dua të marr autorësinë se është punë që ka ardhur nga shërbimi i Kuvendit. Mirë është të mos politizohet. Të mbesë një ligj shumë partizan dhe jo që e bën PS dhe prandaj nuk do të përfshihemi”, tha kreu i grupit të PS.
Gjatë konferencës, Balla vuri në dukje se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore nuk mund t’i nënshtrohen referendumit.






