Kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula, raportoi në Kuvend për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2020. Në fjalën e saj në Kuvend, Sula tha se raportimi i sotëm përmbledh punën e bërë nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit gjatë vitit 2020 dhe synimet për më tej.

Edhe gjatë prezantimit të raportit, Sula theksonte se edhe 30 vjet pas ndryshimeve demokratike në vend, – në respekt të vlerave europiane e properëndimore, rezolutave kombëtare dhe ndërkombëtare për trashëgiminë historike, – Autoriteti është mbështetur me ekspertizë nga institucionet homologe ndërkombëtare e të kujtesës.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Sula rithekson se mjaft dëshmi janë mbledhur nga vetë familjarët që vullnetarisht kanë dorëzuar dokumenta. Sula shprehet sërish se duhet të jenë familjet që të bëjnë denoncimet.

Ky argument është kundërshtuar nga deputeti Adriatik Alimadhi, i cili shprehet se familjarët nuk i kanë mundësitë dhe mbi të gjitha njohjet ligjore për të bërë diçka të tillë.

Gentiana Sula: Në përgjithësi, institucioni jonë u krijua, edhe ne kemi këtë fokus, transparencën, por kjo s’do të thotë që çdo institucion tjetër duhet të paralizohet edhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Viktimat, familjet, duhet të bëjnë denoncimet, nuk e marrim ne iniciativën.

Adriatik Alimadhi: Nuk thuhet kështu znj.Sulaj që familjet…. s’kanë mundësi, s’kanë njohje ligjore, s’kanë ekonomi, s’kanë financa…

Gentiana Sula: Nuk është e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *