Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi nga studioja e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se dosjet e 21 Janarit dhe Gërdecit duhet të hetohen nga prokurorët e SPAK.

 

Ajo akuzoi se emrat që sot kërkohen në burg, kanë mbyllur dosjet duke përdorur gjyqtarë e prokurorë. Por Spiropali u shpreh e prerë se kush e ka vendin në burg, aty do të jetë.

 

“Kush meriton burgun, e ka vendin në burg. Dosjet që janë aty, që flenë, që i kanë mbyllur prokurorët edhe gjyqkatëtit e tyre, se duhet ta njihni besoj rastin e Gërdecit, nuk u hetuan kurrë ata që dhanë urdhër, ata që kishin bizneset. Dosja është aty e plotë, të merren prokurorët nga mëngjesi, në darkë. Të hetojnë edhe ato të tjerat sesi u vranë 4 veta në bulevard. Ne as i shuajmë, as i riaktiviojmë, as i ndezim, nuk na takon ne ta bëjmë. Institicionet duhet të flasin në mënyrë të pavarur. Nëpër studio ftohen vrasësit. Këtu rehabilitohen pa asnjë problem, flitet për përgjigme të dyshuara të Ndranghetas, pa asnjë fakt a provë dhe nuk diskutohet për krime që bëjnë “muu”.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *