3 gjyqtarë te cilët po gjykojnë dosjen e ‘hakmarrjes për drejtësi’ u bënë shkak që këtë të hënë seanca të mos zhvillohet në Apelin e Krimeve të Rënda. Agim Bendo, Zamir Poda dhe Fatos Qato, te zgjedhur nga KLD, paraqiten dorëheqjen me argumentin se e kanë gjykuar më parë mbi këtë dosje. Në këtë trup kanë mbetur vetëm Alaudin Malaj dhe Artur Kalaja dhe në pamundësi per te vijuar, procesi u shty për javën e ardhshme. Gjykimi i “hakmarrjes per drejtësi” vijon nga viti 2004, duke kaluar nga shkalla e parë e Krimeve Rënda deri në Kushtetuese, për t’u rikthyer përsëri per gjykim ne Apel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *