E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dosja “Ervin Mata” kalon në gjyq, nën akuzë edhe protagonistë të tjerë të vrasjes në ish-Bllok

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim të pandehurit e masakrës në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u  plagosen.

 

Biznesmeni Ervin Mata do të përballet me akuzën e kallëzimit të rremë. E njëjta akuzë rendon edhe ndaj Geldo Hotit, Ajaks Boshnjakut dhe Redi Popeskut, raporton Vizion Plus.

 

Reklamë

Ndërkohë Meviol Bilo, i cili plagosi Eljo Haton, është marrë i pandehur për plagosje në kushtet ekstreme të nevojës për t’u mbrojtur.

 

Ndersa për Fabian Gaxhën, i mbetur i vrarë, është pushuar çështja.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ‘ish-Bllokut’ më 4 tetor 2018.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë