Subscribe

Dosja e përgjimeve 184, një nga ceshtjet që trazoi situatën politike ne vend në muajin qershor pas publikimit nga media gjermane BILD, nuk do te hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda.

 

Me vendim të prokurorit të çështjes Klodian Braho , në fund të muajit korrik, është shpallur moskompetenca duke e dërguar atë ne institucionin e akuzes në Dibër.

 

Sipas burimeve arsyeja e mos kopetences lidhet me faktin se nuk janë kontastuar elemente te vepres penale të një grupi të strukturuar kriminal dhe krimet zgjedhore nuk jane nje veper që mund te hetohen nga krimet e renda.

 

Nga ana tjetër ne prokurorinë e dibres nuk eshte caktuar ende prokurori qe do te merret me kete ceshtje pasi drejtuesja e kësaj prokurorie Esmeralda Cami ka lidhje farefisnore me nje nga personat nen hetim dhe nuk mund te marre dosjen.

 

Në dosjen 184 e cila u kthye ne nje nga kauzat e opozitës, dilnin ne përgjime zyrtare te administrates, policisë së shtetit , deputete te partise socialiste por edhe vete kryeministri Rama , ish ministri i brendshem Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri të cilët bisedonin mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe sigurimin e votave.

 

Dosja tjetër e ngjashme që po hetohet për ndërhyrje në zgjedhje është ajo e njohur me numrin 339 ku gjithashtu dolën në përgjime ish kreu i bashkisë së durrsit Vangjush Dako dhe zyrtarë lokal të administratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *