Ditari i Anne Frank është një ndër librat më të lexuar në botë, i përkthyer në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku familja Frank ishte fshehur në Amsterdam, është sot e hapur dhe vizitohet nga miliona njerëz. Kurioziteti i madh që është akoma për këtë histori dhe efekti që ka tek lexuesit, ka bërë që ekspertët të vazhdojnë kërkimet për zbardhjen e plotë të saj.

 

Së fundmi një skuadër investigative prej 30 ekspertësh ka analizuar tradhtinë e kryer ndaj Anne Frank duke prezantuar një teori jo shumë të hulumtuar më parë. Sipas këtij rezultati, tradhtari ishte një noter hebre që zbuloi adresën e vendit ku ajo fshihej për t’u mbrojtur nga nazistët.

 

Hulumtuesit dolën në përfundimin se noteri Arnold van den Bergh i kaloi adresat e hebrenjve të fshehur gjermanëve, për të garantuar sigurinë e familjes së tij.  Prova kryesore është kopja e një letre anonime që babai i Anës, Otto Frank, mori në vitin 1946. Në të përmendej emri i noterit, Arnold van den Bergh, i cili ishte anëtar i Këshillit Hebre dhe kishte shumë kontakte.

Fillimisht kontaktet e mbrojtën nga internimi, por në vitin 1944 ato nuk funksiononin më dhe kjo është arsyeja pse ai thuhet se ka tradhtuar vendet ku ishin fshehur disa familje hebreje – me shpresën se me këtë mund të shpëtonten të shoqen, tri vajzat  dhe veten.

 

Ideja për të studiuar një nga misteret më të njohura të Luftës së Dytë Botërore duke përdorur metodat moderne të policisë lindi në vitin 2017.

 

Sipas ish-hetuesit të FBI-së, Vince Pankoke, i cili luajti një rol kyç në hulumtimin në fjalë 77 vjet pas përfundimit të luftës nuk mund të ketë siguri absolute. ”

 

Por teoria jonë ka një probabilitet prej më shumë se 85 për qind,” tha ai në një intervistë për Deutschlandfunk. Qëllimi i hulumtimit nuk ishte të ngrejë akuza kundër dikujt, por të zbardhte misterin historik se kush ia dorëzoi Gestapos familjen Frank./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *