Subscribe

Dy autoret e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Viktorian Picaku në sheshin Abbazia në Corato të Italisë janë dorëzuar disa orë pas ngjarjes së rëndë.

 

Sic bëjnë më dije mediat italiane, dy autoret e vrasjes se 24 vjecarit shqiptar janë italian, lindur dhe banues në Corato, qyteza ku ndodhi atentati rreth orës 21:35 të së mërkurës.

 

Ata jane Domeniko Manzi dhe Domeniko Patruno. Ai qe ka qelluar mbi shqiptarin eshte Domeniko Manzi 21 vjec ndersa tjetri Domeniko Patruno ishte drejtuesi i motorit.

 

Arratia e dy autoreve të vrasjes se Viktorian Picaku ka ndodhur jo më shimë se 24 orë dhe më pas ata kanë vendosur të vetedorëzohen.

 

Nuk ka ende një pistë zyrtare në lidhje me ekzekutimin e shqiptarit në mes të sheshit në Corato në një vend mjaft të populluar në orët e mbrëmjes. Megjithatë një nga pistat kryesore mund të jetë ajo e krimit të pasionit, pra që mund të ketë pasur me heret një konflikt mes viktimes, shqiptarit Picaku dhe autoreve për ndonjë femer.

 

Viktorian Picaku u qëllua nga dy autoret që lëviznin me skuter ne mes të sheshit, sic treguan edhe pamjet e publikuara të enjten nga mediat italiane. Një plumb e kapi në kokë 24 vjecarin shqiptar ndërsa tjetri në mushkëri, cka rezultuan fatale duke i marrë jetën Viktorian Picakut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *