Subscribe

Pese vjet pas marrjes së detyrës në krye të shërbimit sekret shqiptar, drejtori i SHISH Vishi Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen. Burime zyrtare pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se ai e ka dorëzuar letrën e largimit tre ditë më parë, duke mos pranuar më të qëndrojë në këtë detyrë.

 

Vendimi i Visho Ajazi Likes ka vënë në lëvizje kryeministrin Rama. Mesditën e kësaj të hëne ai ka shkuar ne selinë e presidencës, ku ka biseduar me Metën për caktimin e drejtori të ri.

 

Zyra e shtypit të qeverisë bëri të ditur se Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me presidentin, ku i paraqiti propozimin për lirimin e drejtorit të SHISH Visho Ajazi Likës, dhe emërimin ne këtë detyrë të zëvendës drejtorit aktual të shërbimit Helidon Bendo.

 

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të SHISH erdhi pas dorëheqjes së Visho Jazi Likes, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti, duke e falenderuar atë për kontributin e dhënë në Shërbimin Sekret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *