Në një rënie të pabesueshme të karrierës së tij politike, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka dhënë dorëheqjen pas serisë së akuzave për ngacmime seksuale. Vendimi i demokratit që ka shërbyer për tre mandate, erdhi pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut publikoi një javë më parë rezultatet e një hetimi që zbuloi se guvernatori Cuomo kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

 

“Kjo është një nga kohët më sfiduese për qeverinë në një gjeneratë, qeveria ka nevojë të funksionojë sot pasi vendimet e saj janë një cështje jetë a vdekje. Harxhimi i energjisë në shpërqëndrime, është gjëja e fundit që i duhet prandaj unë nuk mund të bëhem shkak për këtë. Bazuar në rrethanat e tanishme, më e mira që mund të bëj është të mënjanohem dhe të le qeverinë të bëjë punën e saj. Dorëheqja ime do të jetë efektive në 14 ditë”, tha Cuomo.

 

Cuomo ende përballet me mundësinë e akuzave penale, me një numër prokurorësh në të gjithë shtetin e Nju Jorkut që kërkojnë ta hetojnë atë. Publikimi i raportit e la guvernatorin më të izoluar se kurrë, me disa nga mbështetësit e tij më besnikë që e braktisën. Edhe presidenti Joe Biden iu bashkua zërave që i bënë thirrje të jepte dorëheqjen.

 

Zëvendguvernatorja Kathy Hochul, një 62-vjeçare demokrate dhe ish-anëtare e Kongresit nga zona e Bufalos, do të bëhet guvernatorja e 57-të e shtetit dhe gruaja e parë që mban këtë post.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *