E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dorëhiqet gjyqtari i Apelit: Do të nis një punë të re

Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Reklamë

Malaj i ka dorëzuar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor ku shpjegon se shkak per largimin e tij është bërë nje marrëdhënie e re pune, e cila sipas tij nis më 1 gusht 2020.

Ne këto kushte, Malaj tërhiqet duke mos iu nënshtruar procesit të vetingut ku do te verifikonte pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Pak ditë më parë dorëheqjen nga Gjykata e Apelit e dha edhe gjyqtari Gjin Gjoni.

Malaj ka punuar pranë sistemit të drejtësisë që prej vitit 1993 duke shërbyer në disa gjykata të vendit. Kulmi i karrierës së tij ishe kur mori drejtimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë