Jep dorëheqjen drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. Njoftimi për largimin e tij është bërë zyrtar pasditen e së shtunës. Vetë Kerni nuk ka dashur të komentojë arsyet për të cilat ka ndërprerë punën e tij në mes, pasi ai ka qenë duke punuar për kalendarin e sezonit tjetër artistik. Edhe pse akoma nuk dihet arsyeja e dorëheqjes, mësohet se shkak është bërë buxheti i ulët për TKOB. Vetëm një javë më parë përmes një statusi në rrjetin social facebook, Ilir Kerni paralajmëroi largimin, pasi ka shprehur pakënaqësi me buxhetin e akorduar për institucionin që ai drejtonte: “Me buxhetin më të ulët historik. Shpenzimi mesatar për një shfaqje nuk kalon të 600 eurot. Që prej vitit 2013, Ilir Kerni ka mbajtur postin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit, pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos. Gjatë kohës që ai ka qenë në krye të këtij institucioni, emra të rëndësishëm si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu apo Shkelzen Doli ka qenë pjesë e Skenës së Operas. I kontaktuar nga Vizion Plus, Kerni nuk mohon dorëheqjen dhe rrëfen se ndihet i keqardhur qe foli per nje teatër te ri, te paktën si godine dhe ashtu si ne intervistën e fundit me Vizion Plus nuk gjen tjetër përgjigje veç heshtjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *