Kryetari i “Syrizas”, Alexs Tsipras, ka njoftuar sot dorëheqjen nga drejtimi i partisë opozitare, pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Greqi në maj dhe qershor.

 

Nga Athina, Tsipras tha se ky vendim është në funksion të rithemelimit të partisë dhe shtoi se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri.

 

ALEXIS TSIPRAS

KRYETAR I SYRIZA

“Bindjen time për nevojën e rinovimit dhe ringritjes së thellë të partisë nuk mund ta shpreh vetëm me fjalë por me veprimet e mia. E kuptoj nevojën për një valë të re në SYRIZA dhe vendosa të tërhiqem. Kam besim te kapitali njerëzor i partisë sonë, te forcat e pashtershme të shoqërisë dhe të së Majtës. Ndaj vendosa të propozoj zgjedhjen e një kryesie të re nga anëtarët e Partisë, siç parashikohet në statutin e saj, garë në të cilat natyrisht nuk do të jem kandidat”

 

Në garën zgjedhore të qershorit, “Syriza” arriti të marrë vetëm 17% të votave përballë 40 përqindëshit të konservatorëve, rezultat ky edhe më i dobët se ai i zgjedhjeve të një muaji më parë.

 

Shkak për humbjen e thellë, analistët gjetën ‘ringjalljen’ e partisë së majtë “Pasok” dhe shkëputjen e partive të tjera të ish-aleatëve të Tsipras.

 

Tsipras, 48 ​​vjeç, e udhëhoqi partine e majtë që nga vitit 2012, ndërsa shërbeu si kryeministër për një periudhë katër vjeçare në disa nga vitet më të vështira të Greqisë, nga 2015 deri në 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *