Subscribe

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar për vendimin e Grida Dumës e cila sot lajmëroi se la mandatin e deputetes.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi ngre pikëpyetjen se çfarë po ndodh në PD që deputetët e kësaj force politike po largohen në masë.

 

Mes ironisë, ai shkruan se më shumë po ikin demokratë nga Kuvendi, sesa shqiptarë për në Angli.

 

LAJMI ËSHTË PSE PO IKIN

 

Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista e grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e “Alibashës”.

 

Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej së cilës edhe deputetët po largohen në tufa.

 

Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar, që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa.

 

Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë”, shkruan Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *