Nëkryetari i PD, Edmond Spaho e quan një farsë skandaloze të Ramës me Shkodrën të gjithë procesin e doreheqjes së drejtoreve rajonal të shumë institucioneve nga kryeqëndra e veriut.

Spaho thotë se arsyeja e vërtete e kërkesës së Ramës për ikjen e tyre nuk ka të bëjë me qeverisjen e mirfë por me faktin se ata nuk kanë mbledhur vota sa duhet për PS në Shkodër.

 

Shikoni cfare farse ne Shkoder, farse  per te qeshur por me shume per te qare. Shtate drejtore drejtorish rajonale dorehiqen ne grup nga pyjet, mjedisi, mjekesia, arsimi, posta, energjia, bujqesia. Ne darke atyre ju shtua edhe drejtori i hetimit tatimor. Kushdo qe e degjon fillon e mendon qe gjendja ne keto sektore ne Shkoder duhet te jete katastrofike. Sigurisht atje ka probleme por qe te terhiqen te gjithe ne grup eshte vertet e cuditeshme dhe fillon e germon per te mesuar shkaqet. Dhe e dini cili eshte shkaku? Ka urdheruar Rama publikisht dje, ne mbledhjen e Kryesise te PS qe tja mbathin sepse ata nuk jane kerkund. Nuk jane kerkund jo ne fushen profesionale, por ne mbledhjen e votave per PS! Po cfare pune ka administrata publike me votimet? Ata jane te depolitizuar, atyre ju ndalohet te marrin pjese ne aktivitete politike si drejtues institucionesh aq me teper ne aktivitete dhe fushata elektorale.Ne te vertete nuk habitemi. Edi Rama nje nga armet e tij per te influencuar rezultatin zgjedhor ka perdorimin e administrates publike, kercenimin, trembjen e cdo punonjesi le pastaj drejtuesit e institucioneve. Ne rast se nuk arrijne objektivat zgjedhore te Rilindjes ne zgjedhjet e rradhes,  ata qerohen nga puna. Ju kujtohet thirrja qe i beri policise ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2017? Hiqni uniformat, tha Rama,  dhe pas orarit te punes dilni e mblidhni vota per PS.

 

Spaho më tej shton se komuniteti ndërkombëtar duhet te ndërgjegjësohet dhe të kuptojë se cfarë votimesh pati në Shqipëri më 30 qershor.

 

 

Rasti i Shkodres eshte nje thirrje me shume qe komuniteti nderkombetar ne Tirane te shikoje se cfare votimesh patem ne 30 Qershor, se si administrata publike me dru dhe me friken e largimit nga puna u dergua ne rrjesht te votoje dhe drejtuesit e institucioneve po largohen masivisht me arsyetimin se nuk kane arritur objektivat elektorale te Rilindjes. Hapur, pa droje, serbes sepse e shohin vehten si pronare te Shqiperise kurse administraten si skllever qe duhet te rropaten per ta.Rasti i Shkodres eshte perqeshja e rradhes qe Rama i ben pese kerkesave baze qe BE-ja i ka vendosur Shqiperise per hapjen e negociatave. Nje prej kerkesave eshte krijimi i administrates publike, profesionale, ne sherbim te qytetareve dhe jashte ndikimeve dhe perdorimit politik. Ne te vertete mesazhi qe Rama i dergon BE nga mbledhja e Kryesise te PS dhe nga Shkodra eshte qe nuk jam fare i shqetesuar per plotesimin e  kritereve tuaja, mua me intereson qe administrata te plotesoje vetem nje kriter, ate qe te sigurojne me cdo mjet qe une te mbetem ne pushtet pavaresisht se Shqiperia shkon me vrap drejt gremines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *