Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre vite hetime...

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në...

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e...

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet...

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë...

“Donin të na rrëmbenin emrin dhe flamurin”, Berisha me qytetarët e Elbasanit: Ne jemi të pamposhtur!

12 Dhjetor 19:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte sot në folltoren e radhës, me qytetarët e Elbasanit.

Ai u ndal te sfidat që, sipas tij, ka kaluar PD ndër vite dhe përsëriti akuzat ndaj qeverisë për procesin zgjedhor. Berisha theksoi se demokratët kanë qëndruar të bashkuar pavarësisht përpjekjeve për t’u përçarë, duke i cilësuar “të pamposhtur”. Ai renditi një sërë praktikash që i konsideron shkelje të rënda në zgjedhjet e fundit, duke u ndalur tek përdorimi i burimeve shtetërore, presionet ndaj opozitës dhe influenca e grupeve kriminale.

Berisha: Vazhduan të na rrëmbenin emrin, të na rrëmbenin flamurin. Dështuan se qëndruam. Dështuan se nuk u dorëzuam. Na përçanë, u bashkuam.  Janë të vërteta këto. Pse po ndalem këtu në këtë histori? Po. Ne kemi një histori. Dhe historia jonë po të përmblidhet me një fjalë, është; Të pamposhtur.

Të pamposhtur. Të pamposhtur. E faktuam ne këtë. E kemi faktuar ne këtë. Erdhën zgjedhjet.

Miq, për çdo demokrate e demokrat, çdo qytetar dhe qytetare mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës, kam vetëm një lutje: Sali Berisha në mënyrën më të përsëritur, jo një herë, po dhjetëra e dhjetëra herë, ju ka deklaruar dy gjëra.

Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Asnjëherë. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Sikundër zotimi im solem se, do të mbroj votën tuaj. Se cilat ishin zgjedhjet, ftoj çdo votues, çdo zgjedhës të këtij qyteti të bekuar dhe të këtij rrethi, të pyesë veten kaq: A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat shteti mobilizon të gjitha burimet, potencialin e saj në garë elektorale.

A mund të quhen zgjedhje ato kur shteti organizon për të ndikuar tek qytetarët në votën e tyre, në periudhë të ndaluar me ligj, 4530 aktivitete. Të gjitha me paratë e taksapaguesve, përfshi këtu ditën e votimit ‘Giro D’Italia’ me 7 milionë euro. Organizatë private. Pra nëqoftëse ti një opozitë e merr të dekapituar dhe e çon në zgjedhje, a mund të imagjinohet të flitet për zgjedhje.

A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat nga paratë tuaja të taksapaguesve për të blerë votat shpërndanë, 100 euro për 760 mijë pensionistë në mes të fushatës. A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat për të rrëmbyer votat, fal të gjitha gjobat dhe kamatat, të cilat tani faktohet se ishin 2 miliardë euro.

A mund të quhen zgjedhje, zgjedhje të cilat Edi Rama, punonjësit që ne paguajmë me taksat tona, i shndërron në polici elektorale, në terroristë elektoralë. Gjithçka që po them është e sanksionuar në raportet ndërkombëtare. Dhjetëra mijëra punonjës, presione nga më të ndryshmet.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha Elbasan

Nga e njëjta kategori

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

më shumë...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë po godet familjet, prodhimin dhe biznesin shqiptar

më shumë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme

më shumë...

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona e godasin pas një konflikti të çastit në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:28

“Askush të mos thotë se nuk ka...

1:13

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik...

1:09

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të...

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

11:25

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre...

10:52

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte...

10:35

Shpëtojnë mrekullisht turistët në Theth, shkëmbi shkëputet...

10:30

VIDEO/ Dalin pamjet e plota të plagosjes...

10:27

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det...

10:13

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës:...

10:02

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin...

9:11

Irani njofton 38 të vdekur dhe më...

9:08

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon...

8:52

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los...

8:21

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të...

8:12

Parashikimi i yjeve për sot: Kush do...

8:06

Moti sot: Vendi mbetet nën valën e...

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.