Në 1 Nëntor nisin aplikimet për qytetarët që duan të investojnë në panele diellore për ngrohjen e ujit, në bashkfinancim me qeverinë. Aplikimet do të kryhen on line në portalin që do të njoftohet në ditët në vijim.

 

Ani Hasa, këshilltarë për energjisë në ministri i ftuar në E-ZONE dha disa detaje të kritereve që duhet të plotësohen nga qytetarët për të përfituar.

 

“Parimi është: kush aplikon i pari, përzgjidhet i pari. Lista me emrat e aplikantëve do të bëhet transparente dhe gjithkush mund të shoh renditjen e tij. Sa i përket kushteve, nuk do të ketë kritere përjashtuese. Parimisht është menduar që duhet të dorëzohet certifikata e pronësisë, kontrata e energjisë, marrëveshja e dakortësuar për pagesën prej 30% të vlerës etj”, u shpreh  Hasa në E-ZONE.

 

Në 18 tetor mbyllet faza e parë e përzgjedhjes së kompanive që do të vendosin këto impiante për qytetarët, për t’i hapur rrugë në nëntor aplikimeve nga ana e familjeve. 200 janë përfituesit e parë deri në fund të këtij viti, ndërsa faza e dytë do të jetë për 10 mijë qytetarë të tjerë në fillim të 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *