E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump vijon me emërtimet. Zgjedh ish gjeneralin Keith Kellogg për konfliktin Rusi -Ukrainë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka nominuar ish-gjeneralin  Keith Kellogg, për të shërbyer si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë.

Lajmin e bëri të ditur  vetë Trump në rrjetin social truth social.

 “Keith ka karrierë të shquar ushtarake dhe në fushën e biznesit duke përfshirë shërbimin në role shumë të ndjeshme të sigurisë kombëtare gjatë administratës sime të parë”, shkruan  Trump në postimin e tij.

Më herët  gjatë këtij muaji u aludua se Trump do të nominonte Richard Grenellin për këtë pozitë.

Reklamë

Emërimi i Kellogg vjen pasi Trump, gjatë fushatës së tij presidenciale, e kritikoi SHBA-në për mbështetjen në vlerë miliarda dollarësh që i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt 2022.

Sakaq disa nga nominuarit  dhe  të emëruarit  e kabinetit të ardhshëm të Presidentit të zgjedhur amerikan, kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë, bëri me dije ekipi i Trump këtë të mërkurë.

Byroja Federale Amerikane e hetimeve (FBI) tha se është duke kryer hetime për këtë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë