Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i viktimave, vijojnë...

Sakrifica e jashtëzakonshme e babait, humbi 38 kg për...

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e përkushtuar për...

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian, Serbia po...

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor i eksportit...

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për herë të...

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të Trump për...

Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një...

Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati...

Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve për Groenlandën! Lojtarët e mëdhenj që do të jenë të pranishëm dhe ata që mungojnë në Forumin Ekonomik Botëror

20 Janar 14:48

Përfaqësues nga qindra sipërmarrje biznesi si dhe mbi 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish po marrin pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Presidenti amerikan Donald Trump bën paraqitjen e tij të parë personalisht që nga viti 2020. Trump, i cili vitin e kaluar iu drejtua forumit online, do të udhëheqë “delegacionin më të madh amerikan” ndonjëherë në Davos.

Delegacioni amerikan përfshin, ndër të tjerë, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Besant, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff dhe këshilltarin Jared Kushner. Donald Trump pritet të mbajë një fjalim të mërkurën.

Lista e pjesëmarrësve përfshin, ndër të tjerë, CEO-n e JPMorgan Chase, Jamie Dimon, dhe CEO-n e Nvidia, Jensen Huang. Organizatorët flasin për rreth 3,000 udhëheqës nga fusha të ndryshme, me një numër “rekord” prej 400 politikanësh, 850 drejtues biznesesh të mëdha dhe 100 pionierë të teknologjisë.

Megjithatë, përfaqësuesit e qeverisë daneze, edhe pse të ftuar, vendosën të mos marrin pjesë për shkak të përshkallëzimit të tensioneve për Groenlandën.

Vendimi vjen disa ditë pasi Donald Trump njoftoi tarifa të reja për vendet evropiane që i rezistojnë përpjekjes së tij për të aneksuar ishullin Arktik .

“Çdo vendim në lidhje me pjesëmarrjen është çështje e secilës qeveri. Mund të konfirmojmë se qeveria daneze nuk do të përfaqësohet në Davos këtë javë”, tha zëdhënësi i WEF-it.

Sipas CNBC, ka edhe mungesa të dukshme në nivelin e lartë. Presidenti kinez Xi Jinping nuk është në listën e pjesëmarrësve, ashtu si edhe udhëheqësit e Brazilit dhe Indisë.

Gjithashtu jashtë listës është kryeministri japonez Sanae Takaichi, i cili ka njoftuar zgjedhje të parakohshme më  8 shkurt.

Gjithashtu jashtë listës zyrtare janë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, megjithëse raportet tregojnë se ata mund të marrin pjesë.

Ndër emrat e mëdhenj që mungojnë është themeluesi i WEF Klaus Schwab, i cili dha dorëheqjen në prill pas një hetimi për akuza për sjellje të pahijshme.

Gjatë një konference për shtyp javën e kaluar, organizatorët thanë se gjashtë nga shtatë vendet e G7 pritej të dërgonin përfaqësues, një veprim që presidenti i WEF Berge Brende e quajti “historik”.

Në vitin 2025, i vetmi udhëheqës i G7 që mori pjesë personalisht ishte kancelari gjerman i atëhershëm Olaf Scholz.

Këtë vit, përveç Donald Trump, pritet të marrin pjesë edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri kanadez Mark Carney dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz .

Downing Street nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e Keir Starmer, i cili nuk mori pjesë vitin e kaluar, por ka të ngjarë të udhëtojë në Davos.

Në sektorin e biznesit, do të jenë të pranishëm CEO i Microsoft, Satya Nadella, CEO i Anthropic, Dario Amondei, kreu i DeepMind, Demis Hassabis dhe drejtoresha financiare e OpenAI, Sarah Fryar, ndërsa CEO i OpenAI, Sam Altman, do të mungojë.

Tregjet pritet të monitorojnë nga afër zhvillimet rreth qëndrimit të SHBA-së ndaj Groenlandës, paqëndrueshmërisë politike në Venezuelë dhe kërcënimeve të Trump për ndërhyrje ushtarake në Iran.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Davos Donald Trump

Nga e njëjta kategori

Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të  zhdukurit

më shumë...

Sakrifica e jashtëzakonshme e babait, humbi 38 kg për t’i dhënë djalit një “jetë të dytë”

më shumë...

Kaos me transportin urban, reduktimi i autobusëve shkakton vonesa për qytetarët

më shumë...

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e Sirisë, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Fitore për familjet dhe sigurinë globale!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:40

Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i...

11:36

Tetë muaj pas vrasjes së prindërve, martohet...

11:35

Këto janë 4 shenjat më me fat...

11:23

Sakrifica e jashtëzakonshme e babait, humbi 38...

11:17

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e...

11:16

Kaos me transportin urban, reduktimi i autobusëve...

11:04

Gjirokastër/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 1,441 masa...

10:36

Drejtësia vihet në vend pas 30 vitesh,...

10:33

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e...

10:28

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian,...

10:26

Ndryshime në drejtimin e Policisë, emërohen drejtuesit...

10:17

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor...

10:09

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, kush...

10:08

Korçë/ Arrestohen dy persona për shitje droge,...

9:58

Zjarret në Shqipëri, 27 vatra të raportuara...

9:53

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për...

9:50

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s,...

9:37

PDK dhe Aleanca para Qeverisë edhe pas...

9:25

Zjarri në fshatrat e Ulzës, situata mbetet...

9:18

U kapën duke transportuar drogë, arrestohen dy...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.