E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Donald Lu i jep porositë e fundit Ministrit Xhafaj para ikjes nga Shqipëria

Ministri Xhafaj priti në një takim përshëndetës ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, i cili është në mbyllje të detyrës së tij në Shqipëri por edhe zv.ambasadorin Leyla Moses.

 

Ata diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj.

 

Reklamë

Zyrtaret e lartë amerikan në Shqipëri konfirmuan mbështetjen në vijimësi për operacionin “Forca e Ligjit”, duke synuar përfshirjen më të madhe të agjencive ligj zbatuese amerikane, për rezultate konkrete.

 

Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me agjencitë DEA dhe FBI. Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe nevoja për thellimin e këtij bashkëpunimi ishte një tjetër pikë e diskutimit.

 

Një çështje me interes për të dyja palët ishte Vetting-u në Policinë e Shtetit, ku Ministri informoi për ecurinë e procesit.

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë