Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për...

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën...

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes për Ngushticën...

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet”...

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk braktisin pacientin...

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në Rusi: Po...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e...

I mituri 14 vjeç hap zjarr në shkollë, vret...

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

“Don Bosko” me dy shkolla të reja këtë shtator“/ Veliaj: 2021 viti ku është punuar më shumë për arsimin se në 100 vitet e Tiranës

17 Korrik 12:00

Zona e Don Boskos, e cila prej vitesh ka vuajtur mungesën e një shkolle, më në fund do të bëhet këtë vit të ri arsimor me dy shkolla të reja, shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela” dhe shkollën e mesme “Kristo Frashëri”. Kompleksi i ri arsimor që i jep fund vuajtjeve të familjeve të reja të ardhura në këtë zonë për të çuar fëmijën në shkolla larg vendbanimeve të tyre, pritet të çelë dyert në shtator për të mirëpritur 1300 nxënësit e parë në ambiente të reja dhe moderne të projektuara nga arkitekti italian Stefano Boeri.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë vizitës në kantierin e këtij kompleksi gjigand prej afro 10 metër katror sipërfaqe, u shpreh se muajt e pushimeve për shumicën e familjeve në Tiranë, janë muajt e punës më intensive për ekipin e Bashkisë Tiranë në mënyrë që viti i ri shkollor t’i gjejë gati të gjitha institucionet e reja arsimore në këtë vit që do hyjë në histori sa i takon ndërtimit të shkollave në kryeqytet.

 

“Jam shumë mirënjohës për të gjithë burrat dhe gratë që po punojnë në kantieret tona. Është një situatë e jashtëzakonshme, ku jashtë bën 40 gradë dhe të punosh në kantier e sidomos në ndërtim është një sakrificë shumë e madhe. Ndërkohë që për shumicën e popullsisë korriku dhe gushti është një moment çlodhjeje, për Bashkinë e Tiranës është momenti më intensiv. Ndaj do të shikoni në çdo cep të Tiranës që po punohet në kopshte, në shkolla, në çerdhe, jo vetëm në cepat e Tiranës urbane, po edhe në cepat e Tiranës periferike. Do të jenë mbi një dyzinë shkollash që hapen këtë semestër, një pjesë tjetër për semestrin që vjen dhe do hyjmë në histori si viti ku është punuar më shumë për arsimin dhe janë hapur më shumë infrastrukturë shkollore dhe kopshtesh se në 100 vitet e Tiranës kryeqytet të marra së bashku, se kemi pasur vite ku është fjetur gjumë dhe nuk është bërë një shkollë në Tiranë,” u shpreh Veliaj.

 

Kryebashkiaku deklaroi se ndihej më në fund i lumtur që me dy shkollat e reja që hapen në Don Bosko u kursen banorëve shumë orë të humbura në trafik çdo ditë, në vrapim të shkollës së fëmijëve.

 

“Ky kompleks, sidomos për Njësinë 9 dhe Njësinë 11, më në fund është një shpëtim dhe një lajm i shkëlqyer për të gjithë prindërit e zonës, të cilët me shumë sakrifica kanë krijuar familjen dhe kanë filluar jetën e tyre në Tiranë, një pjesë e madhe të ardhur nga të gjithë cepat e Shqipërisë. Por fakti që kanë mbërritur me kaq shumë sakrifica nuk do të thotë që duhet të vazhdojnë sakrificat. Gjithë ai strapacim i çuarjes së fëmijëve në Unazë për të kapur shkollat e qendrës së Tiranës duhet të merrte fund! Duke krijuar një shkollë shumë herë më cilësore se shkollat e Tiranës së vjetër, shumë herë më të bollshme, me kushte dhe me një arkitekture ultra moderne të Stefano Boerit, me dy emra dinjitozë shkolla 9-vjeçare “Vaçe Zela” dhe shkolla e mesme “Kristo Frashëri” unë besoj që i kemi kthyer reston këtij komuniteti,” tha kreu i Bashkisë.

 

“Ftesa për qytetarët, – shtoi ai, – është nga ky moment, kur ne hapim këto shkolla me infrastrukturë ndër më moderne që ka parë Ballkani, në zemër të lagjes, nuk ka asnjë arsye për t’u futur mik dhe për të çuar fëmijët në një shkollë tjetër”. Veliaj siguroi se edhe mësuesit që do jenë të gjithë të rinj do të jenë më të përgatiturit pasi do përzgjidhen pikërisht ata me rezultatet më të larta të renditur në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

 

“Kështu që, e gjithë mania që ka pasur gjenerata e prindërve tanë që të na çonte në 3-4 shkolla të mira të Tiranës të viteve ’80 nuk vlen për Tiranën e viteve 2020. Për këto arsye u kërkoj të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me Njësinë Administrative, të mos kërkojnë lëshime dhe të mos kërkojnë ndryshime të gjendjes civile që vetëm krijojnë më shumë rrëmujë dhe harxhojnë kohën e fëmijëve të tyre, një kohë që t’i mund ta harxhosh duke luajtur, duke u bërë i mirë në një sport, duke u bërë i mirë në një instrument, duke u bërë i mirë në një gjuhë të huaj, duke mësuar kodim, apo një aftësi tjetër kompjuterike,” tha Veliaj.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Don Bosko Shkolla Shtator Veliaj

Nga e njëjta kategori

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Shkodër (EMRAT)

më shumë...

Kujtohet publicistit Teodor Keko, aktivitet në Muzeun Etnografik të Durrësit

më shumë...

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i shoferit”, një i moshuar në gjendje të rëndë, makina përfundon në kanal

më shumë...

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës, dëmtohen edhe makinat e parkuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,...

12:32

Kujtohet publicistit Teodor Keko, aktivitet në Muzeun...

12:13

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i...

12:10

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës,...

12:05

Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në...

11:31

Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë,...

11:29

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të...

11:25

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit...

11:14

Korriku rekord në Portin e Durrësit, mbi...

11:13

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes...

11:04

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë...

10:59

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë...

10:57

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime...

10:23

Kafeja dhe sistemi imunitar, ekspertët zbulojnë si...

10:12

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk...

9:59

I dënuar për disa vepra penale, arrestohet...

9:54

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në...

9:47

Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit...

9:44

Droga në Frakull të Fierit, ekstradohet nga...

9:33

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.