E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Doli për peshkim dhe u zhduk, gjendet pas një jave trupi i pajetë i 63-vjeçarit nga Berati

Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i pajetë i 63-vjeçarit Ëngjëll Kanani. Kanani u zhduk më 16 janar teksa kishte dalë për peshkim me shokun e tij në lumin Vjosë, pranë fshatit Kashisht.

Dyshohej se 63-vjeçari kishte rënë në ujërat e lumit Vjosë. Trupi i tij është gjetur në tokat e Kafarajt dhe dyshohet se ka përsuar infrakt.

Reklamë

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin E. K., 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur “Bunac”, në fshatin Kafaraj. Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit.

Si ndodhi ngjarja

Kallëzimi në polici për zhdukjen e Kananit u bë nga shoku i tij 64- vjecar, të dy  banues në Berat. Sipas banorit të fshatit Kashisht, Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse çdo ditë në zonë për të peshkuar me grep.

Ditën e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30, por 63-vjeçari nuk shkoi në vendin ku kishin lënë takim

Celulari i 63-vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes, teksa kishin nisur kërkimet për të.

Familjarët dhe miku i tij 64-vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por nuk përgjigjej askush. Ditën e sotme, një javë pas zhdukjes, ai është gjetur i pajetë.vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë