Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferëncë për mediat, për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili sot foli për krizën energjitike në vend dhe rritjen e çmimeve.

Sipas Bashës, qëllimi i Ramës është të ushtrojë presion tek njerëzit.
Basha theksoi se e gjithë kjo është një teatër mashtrimesh për të bërë të duket sikur rritja e çmimeve është e pashmangshme.

“Qëllimi i tij është krijimi i kushteve të presionit tek njerëzit. Sot e patë sesi spërdridhej para gazetarëve si një avokat i klinetëve me të cilët po ndan si plaçke Shqipërinë dhe resurset e saj. U përpoq ta krahasonte situatën me vendtet e tjera, por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodh ne Europë dhe situatës energjitike në Shqipëri tani dhe 8 vite. Është një teatër i pështirë mashtrimesh, për tju gënjyer juve për të bërë të duket sikur rritja e cmimeve qenka e pashmangsgme. Kjo nuk është një krizë energjitike, është krizë korrupsioni e keqmenaxhimi me shkak e me plan”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *