Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Dokumenti: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor, të zhgënjyer me procesin e zgjerimit

12 Maj 20:23

Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një ndjenjë zhgënjimi të thellë lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së.

Raporti identifikon si faktorë kryesorë për këtë zhgënjim mungesën e hapave vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit të Këshillit Evropian të marsit 2020 për të hapur negociatat e pranimit; ritmin e ngadaltë në Serbi dhe Mal të Zi për të ecur në rrugën e BE-së, pasigurinë në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë e të tjera.Zhgënjimin e ka ushqyer më tej perceptimi se BE-ja i shpërndau me vonesë vaksinat për COVID-19, sipas raportit, i cili është një letër e datës 5 maj që zyrtarët e BE-së u kanë dërguar 27 ministrive të jashtme të vendeve anëtare.

Në raport thuhet se në Ballkanin Perëndimor ekziston perceptimi i përhapur se perspektivat e anëtarësimit po errësohen dhe aspiratat evropiane po humbasin në labirintin e ndërlikuar të kushteve dhe procedurave, që e mbajnë Ballkanin Perëndimor të kyçur në fatin e tij prej Sizifi.

Pavarësisht nga perceptimi negativ mbizotërues, opinioni publik në të gjithë rajonin, është ende kryesisht në favor të anëtarësimit edhe pse në shkallë të ndryshme, thuhet në raport.

Në mungesë të një procesi të perceptuar të integrimit në BE, i cili do të siguronte hapësirë më të gjerë për bashkëjetesën e një shumice identitetesh kombëtare, thuhet në raport, retorikat dhe politikat përjashtuese nacionaliste po rifitojnë terren.

Sfida kryesore, thotë raporti, qëndron në aftësinë e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur standardet dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi, dhe në efektivitetin dhe vendosmërinë e BE-së për të mbështetur reformat e nevojshme.

Kur BE-ja nuk është e pranishme në mënyrë aktive dhe të dukshme në rajon, thotë raporti, udhëheqësit e atjeshëm kthehen tek dikush tjetër dhe u lihet hapësirë politike aktorëve me interesa të ndryshme dhe shpesh konkurruese me ato të BE-së.

Sipas raportit, rritja e qëndrueshmërisë së rajonit është me rëndësi thelbësore për forcimin e autonomisë strategjike të BE-së dhe aftësisë së saj për të projektuar stabilitet në zonat përrreth, veçanërisht në kushtet e sfidave të reja globale të sigurisë, kërcënimeve hibride, përfshirë fushatat e dezinformimit dhe sulmeve kibernetike.

Pandemia e COVID-19s ka shërbyer si një përshpejtues i prirjeve dhe sfidave gjeopolitike, duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një partneriteti të ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, thuhet në raport.

Paralelisht me nxitjen e angazhimit të NATO-s, politika e jashtme e SHBA në rajon bazohet në premisën që BE-ja do të konsolidojë unitetin e Evropës dhe do të integrojë Ballkanin Perëndimor, thuhet në raport. Shtetet e Bashkuara, thuhet aty, e mbështesin në mënyrë aktive këtë proces, por presin gjithashtu që BE-ja ta udhëheqë dhe ta vërë në jetë këtë vizion.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë raporti, vetë procesi i anëtarësimit në BE ka shërbyer si nxitja më e fortë për reformat. Tani është me rëndësi thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt dhe të ecin përpara, paralelisht me vazhdimin e reformave në të dyja vendet.

Duke marrë parasysh që qeveritë si në Serbi edhe Kosovë kanë tani udhëheqje me mandate të qëndrueshme politike nga elektorati i tyre, thuhet në raport, ato duhet të shfrytëzojnë rastin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin. Asnjëra prej tyre nuk ka kohë për të humbur. Në raport thuhet gjithashtu se ecuria në liberalizimin e vizave për Kosovën duhet të trajtohet si diçka urgjente nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian./ VOA

Posted Under:
Bota Politike
Tagged:
Ballkani Perëndimor Dokumenti te zhgenjyer Zgjerimi

Nga e njëjta kategori

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

më shumë...

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në Bregun Perëndimor

më shumë...

One thought on “Dokumenti: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor, të zhgënjyer me procesin e zgjerimit”

  1. MANI,USA. says:
    May 13, 2021 at 1:19 am

    HEU AH,EUROPË; EU, NA KOPË, NA RROPË; DERI
    KUR DO NA MASHTROJË, DO NA KASHTROJË; AH,
    TERË POPULLKOMBIN E SHQITARISË,TË ZOTIN E
    GADISHULLIT ILIRIK; QË MË SHEKUJ, ME TEMPUJ,
    PËR HATËR, TERË KËTE VATËR, DUKE UA FALË, PA
    U NDALË; SE PAK U DUKËN, QË NA ZHDUKËN, ËH
    NA NDUKËN,N’DHUNË, PËRDHUNË, OUUUH,NA
    PËRZUNË, NA MASAKRUAN, KASPRUAN, AH,NËN
    HOLOKAUSTE MË GJENOCIDALË, ETNOCIDALË; O
    MBI 80% DHE PRAP O,PRAP KËRKONI, TETNTONI,
    100% TERË PELLAZGO ILIRO SHQIPTARINË O,ME
    UA FALË, PA NDALË; RUSO SERBO GREKO JUGO-
    SLLAVISË; AHIII, PUSO VËRBO FËRRKO TUGOSH-
    KAVISË; PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË?!”
    MANI,USA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm për di...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.