Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Trump shqyrton përshkallëzimin e operacioneve kundër Iranit, SHBA dërgon...

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që...

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të...

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në 5 miliardë...

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama:...

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset...

Dokumenti/ Instituti i Ndërtimit rikonfirmon ekspertizën dhe vendimin e tij për prishjen e Pallatit nr.4 në  “Myslym Keta”: Është i rrezikshëm

17 Dhjetor 15:18

Instituti i Ndërtimit, i cili është institucioni që bën vlerësimin dhe ekspertizën teknike për sigurinë e një ndërtese që konsiderohet e dëmtuar, dhe që ka vlerësuar të gjithë pallatet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka rikonfirmuar nëpërmjet një shkrese që mban datën 15 dhjetor 2022, se Pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, paraqet rrezik të lartë për banorët dhe duhet shembur.

 

Nisur nga pretendimet e disa familjeve që banojnë në pallatin në fjalë, Bashkia e Tiranës, në një shkresë drejtuar së fundi kreut të Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, ka kërkuar një rikonfirmim të Oponencës Teknike, të kryer nga ky institucion që në vitin 2020, e cila ka dalë në përfundimin se pallati është i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë.

 

Në përgjigje të shkresës, Instituti i Ndërtimit që sot drejtohet nga ish zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në qeverisjen socialiste dhe ish këshilltari i Kryeministrit, Edi Rama, Artan Shkreli, e rikonfirmon oponencën e vitit 2020.

 

 

“Në bazë të kërkesës suaj, Nr. 44366 Prot, datë.15.12.2022, protokolluar me tonën me Nr.2212 Prot, datë.16.12.2022, “Kërkesë për rikonfirmim të Oponencës Teknike”, për objektin: “Pallati Nr.4”, Rruga “Myslym Keta”, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë, ju vëmë në dijeni se: Në mungesë të dokumentacioneve të reja, për këtë objekt, rikonfirmojmë oponencën teknike me Nr. 1924/2 Prot , datë.05.08.2020, të bërë mbi bazën e materialeve të paraqitura nga ana juaj”, thuhet në përgjigjen e Artan Shkrelit.

 

Në vitin 2020, pas analizave të kryera nga inxhinierët dhe ekspertët, Inspektoriati Ndërtimor ka dalë në përfundimin se “Pallati 4, rruga ‘Myslym Keta”, Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet e re”.

 

Është pikërisht kjo ekspertizë e Institutit të Ndërtimit i cili vë në lëvizje, sipas ligjit, Bashkinë e Tiranës, që ka për detyrë ta zbatojë atë, duke marrë masat për shembjen e pallatit dhe strehimin e familjeve në apartamente të reja. Në këtë rast, Bashkia e Tiranës ka dhënë zgjidhjen se familjet të strehohen në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen “5 Maji”. 30 familje e kanë pranuar këtë zgjidhje dhe jetojnë tashmë në shtëpitë e reja.

 

Kandidati i PD për Bashkine Tirane, Belind Këlliçi ka kallëzuar në SPAK Bashkinë e Tiranës për këtë proces, por nuk ka paditur Institutin e Ndërtimit, edhe pse ky është institucioni që ka iniciuar zinxhirin e vendimeve që pasojnë prishjen e Pallatit Nr. 4 në rr. Myslym Keta.

 

Këlliçi ka mbeshtetur protesten e nje pjese te familjeve qe kane kundershtuar shembjen e pallatit ne rrugen ” Myslym Keta”.

 

 

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
“Myslym Keta” Ekspertizë instituti i ndertimit prishja e pallatit

Nga e njëjta kategori

Mori me forcë xhiron ditore të një biznesi, kapet nga “Shqiponjat” autori në Durrës

më shumë...

Dita e 48-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e qeverisë

më shumë...

Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit 2026 vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

më shumë...

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj tregon bashkëpunimin me kompozitorin Ludwig Göransson

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:15

Mori me forcë xhiron ditore të një...

8:55

Trump shqyrton përshkallëzimin e operacioneve kundër Iranit,...

8:19

Dita e 48-të e protestës në Tiranë,...

7:43

Lamtumirë Brenda Fricker, ndërron jetë ylli i...

6:53

Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e...

6:31

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës...

5:43

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për...

5:09

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së...

4:29

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit...

4:03

Orikumi plot me turistë të huaj, operatorët:...

3:53

Përndjekja e avokatëve në diktaturë, Autoriteti i...

3:38

Zjarr në zonën e Mifolit, flakët përfshijnë...

3:26

Tirana Central Park, një vizion i ri...

3:25

Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar...

2:54

Qeveria i jep imunitet Guvernatorit, prjoktligji i...

2:46

Shfrytëzimi i fëmijëve për lypje, taskë-forca kontrolle...

2:45

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë...

2:34

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në...

1:50

“Rënia e euros vjen nga forcimi i...

1:28

“Askush të mos thotë se nuk ka...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të paji...
  • Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në...
  • “Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.