E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

DOKUMENTI/ 1200 policë do nisin një kontroll masiv anti-drogë në mbarë vendin; ja urdhëri për të gjitha Drejtoritë

Rreth 1200 efektivë të policisë të 12 drejtorive në të gjithë vendin të cvilët do të ndahen në 400 grupe kontrolli do të jenë në gatishmëri për planin operacional të hartuar nga drejtoria e përgjithshme për parandalimin e kultivimint të kanabisit.

 

Reklamë

Ky ka qenë urdhri i fundit i drejtorit Gledis Nano, i cili përmes një shkrese që disponon Vizion Plus, ka kërkuar të kryhen kontrolle në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ku përfshihen sera, magazina, objekte ushtarake, stalla, etj..

 

Reklamë

Në këtë operacion janë përfshirë edhe efektivët e kufirit.

 

Policia ka marrë masa duke pajisur me mjetet përkatëse të gjithë efektivët të ndara sipas kategorisë së punës së kontrollit. Për këtë arsye, në realizimin e këtij plani operacional në rang vendi, janë vendosur në dispozicion kamera të ndryshme, dronë, 300 atuomjete policie si edhe mjete lundruese.

 

Në letrën e tij, Nano vendos theksin që të tregohet kujdes me vendet e riskuara, të cilat janë ato vende ku vitet e kaluara janë përdorur për kultivimin e kanabisit.

 

Mësohet se plani operacional është në ditët e tij të para, ku janë kryer të gjitha takimet për bashkëpunimin e institucioneve, një ndër to OSHEE,  për të evidentuar lidhjet e paligjshme si edhe konsumimin e tepërt të energjisë, risi që poërdoret tashmë për shtëpityë e barit, të përhapura në Shqipëri.

 

Më shumë video

Reklamë