Subscribe

Një ditë pasi një grua i vuri flakën shtëpisë së bashkëjetuesit të saj, në fshatin Grecalli të Fierit, policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

 

Përmes një komunikate për mediat sqarohet se Rudina Kishta, 42 vjeç ka tentuar të vrasë  dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe. Sipas policisë ajo ka tentuar t’i mbyste fëmijët në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

 

Ndërkohë 42-vjeçarja do të hetohet  për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *