Një zonë me ullinj u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të hëne në fshatin Vertop në Bashkinë e Poliçanit.

 

Fermeri Arben Fejzollari dogji disa shkurre në tokën e tij, por flakët më pas i dolën jashtë kontrollit.

 

Për pasojë, zjarri mori përmasa të mëdha dhe deri tani raportohen të djegura rreth 10 hektarë tokë.

 

Fermeri është shoqëruar në polici, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për të shuar flakët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *