E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dogjën qëllimisht dy automjete, pranga dy personave në Durrës! Shpallet në kërkim 32-vjeçari

Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve dhe ka vënë në pranga dy persona.

Në pranga kanë rënë shtetasit Erin Hoxha, 18 vjeç dhe Albjon Golemi 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Eridjon Rubener, 32 vjeç, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur A.Gj.

Policia bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë