E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dogjën KZAZ në Bushat, pranga vëllait të kryebashkiakut

Policia ka vënë në pranga vëllain e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Alfred Hila duke e çuar në 15 nurmin e të arrestuarve për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër.

 

Ndërkohë sipas policisë 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 8 persona janë shpallur në kërkim, mes të arrestuarve janë funksionarë të bashkisë së Vaut të Dejës apo të zgjedhur lokalë.

 

Reklamë

Zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, tha në një konferencë për shtyp se arrestimi i tyre u bë pasi një natë më parë, ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat, por edhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë