Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ku ky i fundit u shpreh se duhet të krijohet Serbia e Madhe.

 

Rama shprehet i zhgënjyer nga mosreagimi i BE, ndërsa kërkon që heshtja të thyhet dhe kjo deklaratë të dënohet.

 

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”

Milorad Dodik deklaroi gjatë një interviste se në vitet e ardhshme do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që sipas tij, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *