Ndonëse bizneset eksportuese janë në alarm për shkak të humbjeve që ata po pësojnë nga zhvlerësimi i monedhës europiane, dy institucionet, ai monetar dhe ai fiskal, siç janë Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, duket se janë më të interesuarat për një situatë të tillë.

 

Elivar Golemi, eksperte financiare, ka sqaruar në emisonin “E-ZONE” në “Vizion Plus” se edhe pse ky kurs këmbimi nuk mund të konsiderohet normal, ai iu vjen në ndihmë të dy institucioneve.

 

“Nuk shoh asnjë arsye që institucionet të ndërhyjnë për të stabilizuar kursin e këmbimit, pasi Banka Qendrore ka interes, pasi një euro e dobët ndihmon që inflacioni të ulet dhe të rikthehet në objektivin e saj prej 3%, ndërsa vet qeveria me këtë kurs këmbimi ul borxhin publik. Ndaj, nuk shoh arsye që banka të ndërhyjë në treg, përveç skedulit të saj të prezantuar, për të blerë valutë për rritje të reserves”, u shpreh Elivar Golemi, konsulente financiare.

 

Në një analizë të kryer, Golemi thotë se luhatje të tilla kaq të ndjeshme të kursit të këmbimit në 10-vjeçarin e fundit zakonisht kulmojnë në vite specifike kur ka patur zgjedhje të përgjithshme apo lokale. Ndaj sipas saj, një nga shkaqet e dobësimit të euros lidhet me valutën që qarkullon gjatë fushatave zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *