Policia e Elbasanit ka parandaluar vjedhjen e një banese nga dy persona. Raportohet se dy të dyshuarit kishin organizuar vjedhjen, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar teksa ishte nisur drejt banesës.

 

Policia njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe personin tjetër që ka bashkëpunuar në tentativën për vjedhje të banesës. Gjatë kontrollit policia ka gjetur lëndë narkotike kanabis, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë.

 

“Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Iniciativa”, u kap në flagrancë shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. I., 44 vjeç’, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *