E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Do të villni gjakun e motrave të mia”/ Kërcënohet djali i Përparim Ademit: Mos kujto se do shpëtosh!

Pas vrasjes së dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, autorit të krimit, Përparim Ademi, po i kërcënojnë djalin. Atij i kanë mbërritur në telefon mesazhe kërcënuese nga vëllezërit e viktimave.

 

“Mos kujto se do të shpëtosh se dhe ti je komplot me Përparimin. Sa t’i varrosim. Tani do t’i villni gjakun motrave të mia. Do te gjej kudo qe te jesh”

 

Reklamë

Mesazhet kërcënuese janë dërguar në datën 31 dhjetor, disa orë pas vrasjes së dy motrave. Të martën, bashkëshortja e Ademit, Vjollca Telo tha  se 3 burra me maska i kërcënuan vajzën që e ka shurdhmemece. Ajo kërkoi mbrojtje nga shteti.

 

Më shumë video

Reklamë