Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 April 2026
Vizion fokus

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli i Ligës...

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu nga Florida...

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka ndryshuar për...

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në lutje për...

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të...

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se një aspiratë”,...

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet shqiptar”, Rama:...

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të...

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me...

Barcelona i thotë lamtumirë Champions League, Atletico në gjysmëfinale!...

“Do të rriten shpenzimet për buxhetin e mbrojtjes”, Kollçaku: Tirana, kryeqendra globale në 2027

24 Qershor 20:22

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Hagë për një samit dyditor të Aleancës së Atlantikut të Veriut..

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku, tha se ky samit po mbahet në një moment shumë të rëndësishëm, duke iu referuar tensioneve në Lindjen e Mesme dhe luftës Ukrainë-Rusi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Kollçaku nënvizoi se Aleanca zotohet që deri në vitin 2035 do të rrisë shpenzimet për buxhetin e mbrojtjes deri në 5%, teksa shtoi se ky samit do të mbahet mend si samiti i rritjes së shpenzimeve për mbrojtje

Sa i përket pritjes së samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027, deputeti Kollçaku u shpreh se Tirana do të jetë kryeqendra jo vetëm evropiane, por edhe globale.

Intervista e plotë:

Si e shikon Shqipëria këtë samit të NATO-s që mbahet në një situatë ndërkombëtare të mbartur me konflikte, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë?

Kollçaku: Samiti mbahet në një moment tepër të rëndësishëm, jo vetëm për shkak të konfliktit që po vazhdon prej tre vitesh në Ukrainë, por edhe për shkak të dy konflikteve të reja në Lindjen e Mesme. Kështu që situata gjeopolitike është shumë e trazuar. Kërcënimet dhe rreziqet për lirinë dhe sigurinë e 1 miliard banorëve që janë nën ombrellën e NATO-s janë në kërcënim të vazhdueshëm. Vëmendja për këtë samit është shumë e lartë, shumë e lartë për të gjitha vendet anëtare. Shqipëria është rreshtuar me iniciativën e presidentit Trump, por edhe të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, që nxisin vendet për të rritur shpenzimet për mbrojtjen. Këtu kemi parasysh angazhimin që do të merret nesër, ku Aleanca zotohet që deri në vitin 2035 do të rrisë shpenzimet për buxhetin e mbrojtjes deri në 5%. Nga këto, 3.5% do të jenë shpenzime direkte ushtarake dhe 1.5% për të përmirësuar infrastrukturën, qëndrueshmërinë, mbrojtjen kibernetike, portet, aeroportet, arteriet kryesore të lëvizjes së forcës nga Amerika për në Evropë dhe nga Evropa për në pjesën lindore të Aleancës, andej nga vjen kërcënimi kryesor. Ky do të mbahet mend si samiti i rritjes së shpenzimeve për mbrojtje.

Në 2027 pritet që Tirana të jetë pritëse e samitit të NATO-s. Haga është gati si një qytet i rrethuar me 12 mijë ushtarë dhe policë që sigurojnë shefat e shteteve aty. Është një buxhet rreth 18 milionë dollarë për organizimin e këtij samiti. Si mund të jetë Tirana në 2027 në këtë kuptim?

Kollçaku: Tirana i ka dhënë provat para dy vitesh, ku pati një angazhim të ngjashëm. Erdhën liderët kryesorë evropianë, dhe para një muaji ishte takimi i Komunitetit Politik të BE-së. Kështu që Tirana ka krijuar një eksperiencë të shkëlqyer jo vetëm për infrastrukturën, por edhe për protokollin, organizimin, menaxhimin, por edhe për sigurinë që ka vendi ynë. Ky do të jetë një mundësi që Shqipëria të vendoset ndër vendet që mund të marrin përsipër organizimin dhe kryerjen e aktiviteteve të tilla. Kjo e kthen vendin tonë në kryeqendrën botërore, të paktën për dy javë apo një muaj që do të zhvillohen këto takime të nivelit të lartë, ku veç krerëve të shteteve janë edhe ministrat e Jashtëm, ministrat e Mbrojtjes, shefat e shtabeve, agjencitë e sigurisë, gazetarë dhe vendet partnere. Pra, do të jetë kryeqendra jo vetëm evropiane, por globale e zhvillimeve të vitit 2027.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
bardhyl kollcaku Lufta në Lindjen e Mesme samiti i nato Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarri dyshohet se nisi jashtë pallatit, dëme të mëdha në dhjetëra apartamente, banorët tregojnë tmerrin

më shumë...

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat e reduktimit të flotës së autobusëve

më shumë...

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, me sa do shitet benzina

më shumë...

GJKKO pranon kërkesën e mbrojtjes së Berishës, Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen “Partizani”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:29

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli...

12:02

Zjarri dyshohet se nisi jashtë pallatit, dëme...

11:56

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat...

11:48

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës...

11:31

GJKKO pranon kërkesën e mbrojtjes së Berishës,...

11:31

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu...

11:25

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka...

11:16

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në...

10:54

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet...

10:42

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj...

10:30

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se...

10:27

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama:...

10:13

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet...

9:56

Zëvendëskryeministrja Koçiu në QSUT: Të lënduarit nga...

9:48

SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste,...

9:44

Transporti urban në Tiranë në krizë, reduktohet...

8:55

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në...

8:46

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e...

8:36

“Kujdes me vendimet e nxituara”, parashikimi i...

8:12

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit...

Më të klikuarat

  • Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir T...
  • Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë...
  • Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtoh...
  • SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste, mes tyre M...
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.