Subscribe

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama duke paralajmëruar se së shpejti do të kthehet në arenën politike. Pasi zhvilloi homazhe pranë monumentit të Ismail Qemalit, i cili u nda nga jeta në 24 janarin e 1919, Meta deklaroi se deri në 24 korrik do të qëndrojë në krye të shtetit, duke i qëndruar larg debatit politik.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Kurthe diletantësh dhe koha e Teatrit të Kukullave ka përfunduar në 25 prill. Presidenti nuk ka marrë dhe as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në gara politike deri në 24 prill, por kemi bërë një premtim që pas kësaj date do të bashkëveprojmë me popullin e 2 marsit dhe ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do e kenë këtë mundësi shumë shpejt.”

 

Kreu i shtetit ka deklaruar se roli i tij në raport me zgjedhjet e 6 marsit do të jetë me i tërhequr, pasi sipas tij sot ndryshe nga një vit më parë, opozita është në parlament.

 

Ndërkaq, presidenti i Republikës ka reaguar edhe për përplasjen e fundit në lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

 

“Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin ndaj atyre që duhet të zgjedhin bazuar mbi programet e kandidatëve, dhe kurrsesi nën presion.”

 

Ilir Meta nuk iu shmang komenteve edhe në lidhje me reagimet që solli postimi i tij në rrjetet sociale, kur nga Korça zgjodhi të recitonte një vjershë.

 

“Unë e kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm sikurse është hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë. Ata janë të lirë të vazhdojnë me poezitë e Ballkanit të Hapur si “Ina Ina”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *