E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Do të jenë pjesë e kabinetit të ri”/ Kush janë dy emrat e parë që u rikonfirmuan nga Rama

Fjalën që mbajti para grupit të vjetër e të ri parlamentar, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi edhe për të rikonfirmuar në detyrë Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën.

 

Spiropali si ministre dhe Balla si kryetari i grupit parlamentar të socialistëve do të jenë pjesë e kabinetit qeverisës gjatë mandatit të tretë.

 

Reklamë

“Do të ndalem në një falenderim të veçantë për ministren Elisa Spiropali dhe për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Të dy kanë punuar fort. Taulanti e ka udhëhequr grupin me një frymë fantastike, Elisa e ushtruar detyrën e saj me mjaft efikasitet, të dy e meritojnë një falenderim të veçantë së bashku me konfirmimin e tyre në detyrë për mandatin e tretë.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë