Kreu i PD Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një takim me shqiptarët në Breshia. Gjatë fjalës së tij ai shprehu mirënjohjen e tij edhe për Forza Italia që, sipas tij mbështeti PD-në gjatë momenteve të vështira këto 3 vite.
Më tej ai theksoi se PD dhe opozita do të shpëtojë Shqipërina nga diktatura e Edi Ramës.
“Nëse ka një forcë politike në Shqipëri që mishëron këto trajta shqiptare është PD. Kaluam një opozitë të gjatë, proces rithemelimi të vështirë. U luftuam 3 vite me radhë për të zhdukur Shqipërinë me opozitë. Ashtu si ju që fitoni çdo sfidë dhe ne kaluam çdo pengesë. U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Mbrojtëm interesin kombëtar. Do shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e Edi Ramës. Miqtë tanë italian, udhëheqës të Forza Italia qëndruan me PD, na dhanë zemër, na mbështetën. Vazhduan traditën e pavdekshmit italianit Silvio Berlusconi, që ishte miku më i madh i PD dhe jo vetëm, miku më i madh i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Miq, sot mbyllim një javë të jashtëzakonshme në historinë e opozitës”, tha Berisha.





