“Do shohim nëse udhëheqësit do mbajnë fjalën”, Rama i përgjigjet ambasadores: Nuk më erdhi mirë…

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga foltorja e Kuvendit, ku mori fjalën për të argumentuar ndryshimet kushtetuese, ka adresuar një mesazh ndaj partnerëve ndërkombëtarë, ku tha se “kjo është një çështje tërësisht shqiptare”.
“Më lejoni t’u përcjell një mesazh të gjithe miqve e partnerëve dhe uroj ta dëgjoj sic është këtë mesazh të një parlamenti sovran, i një qeverie sovrane dhe kryeministri sovran. Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore: Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, pasi janë vendime politike.
Ndaj miqtë tanë duhet të dëgjojnë se ky është vendim i parlamentit dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë, nuk kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren e SHBA apo të BE. E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe s’mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë mos i themi gjërat siç janë. Nuk është përgjegjësi e ambasadores së SHBA, Berlinit apo Parisit që ne prej 30 viteh kërkojmë zgjidhjen e problemeve tona në anglisht. Dhe për këtë ata meritojnë respekt”, tha Rama.
Kryeministri, komentoi edhe deklaratat e një ditë me parë të ambasadores Yuri Kim, e cila tha se “do të jenë në pritje duke parë nëse palët do të mbajnë fjalën”.
“Kur dëgjon ambasadoren e SHBA që thotë do i ndjekim a do e mbajnë fjalën nuk më vjen mirë, jo për veten time po për të gjithë ne,- u shpreh Rama.




