Forca të shumta policie, ato të policisë Bashkiake e të IMT-së zbarkuan në zonën e e 5 “Majit” sot në kryeqytet, të cilët rinisën prishjet e objekteve.

 

Pamjet kur policia tërhiqte me forcë banorët nga banesat e tyre shkaktuan zemërim te disa qytetarë. Ata kritikuan kryeministrin Edi Rama, duke e konsideruar si njeriun që “solli sërish diktaturën në Shqipëri.”

 

“Z/Rama pershendetje. Perseri un jam Se di a keni zemer ,,, a keni logjike ,,,a jeni njerez se ne fakt kur shoh veprimet te 5-maj dyshoj shume Jane veprime jashte cdo logjike njerezore veprimet qe po behen tr 5-maj Do ngeleni nd histori si njeriu qe ri-solli diktaturen ne Shqiperi Koha do ta tregoje se po veproni teper gabim por atehere do jete vone Do jete vone per ne qe po na shkaterron jeten por do jete vone dhe per ty qe te korigjohesh Femijet tane nuk do munden ti harrojne keto pamje qe po u ofrohen”, shkruan një qytetare.

 

Nuk ka vonuar përgjigjja e kreut të qeverisë, i cili sqaron si do të funksionojë ky proces.

 

“Blerta Huba ne cilen diktature zonje shteti te jep shtepi pasi te prish banesen pa leje dhe sa te te ndertohet shtepia te mban me qera, ku, kur ka ndodhur dicka e tille? Fyerjet nuk jane argumenta, ndersa permendja e diktatures keshtu pa lidhje fare eshte fyerje per te gjitha viktimat e diktatures!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *