Operacioni policor i koduar “Last Winter” ka vënë në pranga një 62-vjeçar.

Bëhet fjalë për Maliq Skënderin, banues në fshatin Lazarat, i cili dyshohet se ishte në përgatitje për të ndërtuar një vend që do të prodhonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e të moshuarit, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike. Të gjitha këto pajisje u sekuestruan nga policia.

Skënderi do të akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *