Subscribe

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët me Edi Ramën, uron bashkëpunime të vazhdueshme e të thelluara mes Kosovës dhe Shqipërisë

 

Gjatë fjalës së tij, Kurti nuk hezitoi të falenderojë shqiptarët për përkrahjen e pakursyer ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se duhet të formohet një komision ndërshtetëror, në mënyrë që marrëveshjet e nënshkruar deri më tani, të zbatohen dhe të shtohen.

 

“Dua që me këtë dekadë të tretë të shekullit të 21 të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri cfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve. janë prioritet i njëra- tjetrës dhe nuk presin asnjë fushë. Të formojmë një komision ndërshtetëror që ato 77 marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani, të zbatohen por dhe të shtohen. Të shtojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin. Me këtë rast dua të falenderoj Shqipërinë dhe popullin shqiptar për përkrahjen e pakursyer ndaj Kosovës.
Kosova nuk do ia dilte në luftën apo dhe në paqe ndaj Serbisë pa Shqipërinë. Në shekullin e 21 duam të ecim bashkë, shpejt, fuqishëm.”

 

Ndër të tjera, kryeministri i Kosovës theksoi se do të rriten bashkëpunimet në fushën e ekonomisë, prodhimtarisë, arsimit, sigurisë dhe politikës së jashtme.

 

“Këto janë fushë ku i kemi preokupimet e njëjta dhe aleteatët tonë demokratikë dhe perëndimorë. Do e dëshmojmë si dy kryeministra në avancimin tonë ndërshtetëror. Këtë do ta ketë rastin pikërisht me ne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *