E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Do fitojmë”/ Nga Robert Ndrenika te Mariza Ikonomi, artistët që mbështesin PS-në

Artistë dhe sportistë të njohur janë bërë bashkë në një video, në mbështetje të një tjetër mandati të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Nën ritmin e këngës “I believe that we will win” (unë besoj se ne do të fitojmë), ata bëjnë thirrje për të votuar nr. 12.

Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Monika Lubonja, Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi, Gaz Paja, Era Rusi, Valbona Selimllari janë disa prej aktorëve dhe këngëtarëve që shfaqen në videon e postuar këtë të hënë në rrjetet sociale nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Mes tyre është edhe futbollisti i njohur i Partizanit dhe i Tiranës, Gjergji Muzaka.

“Faleminderit mbështetësve tanë për këtë super video! Unë besoj! Ne do të fitojmë! Nuk ka kohë për pushim! Shqipëria është e ardhmja jonë! #Voto12PS”, shkruan Veliaj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë