E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Djemtë e Kombëtares në këmbë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti!

Skuadra Kombëtare përveç nismës së shpallur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për rindërtimin e tre shtëpive të shkatërruara, ka filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit e kësaj fatkeqsie, për të ndihmuar sa më shumë familje, duke ju përgjigjur thirrjes së Presidentit Duka për një fushatë të gjerë ndihme kombëtare e ndërkombëtare.

 

Lojtarët përmes një postimi në rrjetet sociale të gjithë lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre.

 

Reklamë

“Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:

Monedha: LEK

Union Bank     Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL79214111060117141628020118

Monedha: EUR

Union Bank     Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL73214111060117141628020129

Monedha: USD

Union Bank     Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL67214111060117141628020140

Vazhdo të lexosh

Reklamë