E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Djegia e mbetjeve në Fier/ Kryebashkiaku Subashi: Nesër situata do të vihet nën kontroll

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi shprehet se problemi i djegies së mbetjeve urabane do të marrë zgjidhje dhe se situata do të vendoset nën kontroll.

 

Nga ana tjetër, Subashi iu kundërpërgjigj edhe Luan Baçit, për të cilin tha se shkoi në vendgrumbullimin e mbeturinave vetëm për shou.

 

“Po bëjmë një stacion për transferimin e mbetjeve, distance nga Fieri te inceneratori është e konsiderueshme, nuk shkojnë dot mjetet gjithë natën dhe të bëjnë shumë rrugë, do ishte humbje kohe dhe shpenzime pa fund. Pra ndërtimi i stacionit dhe blerja e mjeteve të reja që do të transferonin në bllok. 30 gushti do të jetë afati maksimal që mund të mbyllim këtë fushë 74-vjeçare të mbetjeve, vend depozitimin e mbetjeve të Fierit dhe fillojmë me inceneratorin. Nëse punohet apo jo e shihni vetë, më vjen mirë se keni qenë këtu. Po punojmë non-stop. Po punojmë 24 orë. E vetmja zgjidhje është mbyllja me dhera e gjithë fushës. Zjarrfikëset nuk japin rezultat, edhe pas mendimit të ekspertëve. Uji e rindez më keq, e shuan për pak minuta, por mbulimi me dhe dhe kapsulimi i vatrave që të fiken. Padyshim që ngjarja e ditëve të fundit ishte një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme, nuk mund ta themi nëse fusha është vetëndezur, e rëndësishme është që situata është marrë nën kontroll. Nesër ose maksimumi pasnesër merret situata nën kontroll dhe s’do të kemi më ato sasi tymi. Ku shfaqet ndonjë vatër e vogël zjarri neutralizohet. Tani të shuajmë plotësisht dhe eliminojmë tymrat.  Ishte një shfaqje një shou i radhës i Luan Baçit ose ka menduar që të duket mirë natën këtu ose i kanë thënë shko bëj një deklaratë atje. Nëse do ta kishtë shqetësim, sot është dita e tre le të vinin këtu. Pasi ta kalojmë këtë situatë do të bënte përpjekjen minimale për të dhënë një kontribut sado modest për këtë aksion të madh.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë