Digjet një automjet tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit Marsel Buqo në Bilisht.

 

Makina ka qenë e parkuar para banesës së tij në momentin kur eshte perfshire nga flaket.

 

Buqo mësohet se punon në një pikë karburanti në dalje të qytetit të Bilishtit.

 

Emri i tij është përmendur në akuzën e Deizi Arapit, si autor i zjarrvënies së mjetit të saj vetëm pak ditë më parë.

 

Policia ka bërë me dije se zjarri është i qëllimshem dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Për këtë mësohet të jenë sekuestruar kamerat që ndodhen në afërsi të vendngjarjes që mund të lehtësojnë zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 

“Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij.Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit”, njoftoi policia. 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *