Subscribe

“Djali miliarder” është premiera më e re që do të vihet në skenën e Teatrit të Kukullave.

 

E keni menduar ndonjëherë si do të ishte nëse do të kishit 1 miliard sterlina?  Xho Patatja, është djaloshi që ka gjithçka, përveç shokëve. Ndaj ai kërkon nga babi i tij që të transferohet në një shkollë publike ku askush nuk e njeh. Aty fillojnë dhe aventurat e Xho-s.

 

Për regjisoren kjo ishte eksperienca e parë që ve në skenë një shfaqje në teatrin e kukullave dhe tematika e zgjedhur është një realitet aktual në të gjithë botën.

 

INA MORINAJ

REGJISORE

“Çdo  shfaqje për fëmijë që kam vënë unë e kam shijuar maksimalisht por kjo  ishte një eksperiencë krejt ndryshe sepse teknikat janë të ndryshme. Motivi ishte shumë i thjeshtë, ishte e gjithë kjo atmosfera globale e të ndjerit ndonjëherë i përjashtuar, sikur nuk je si të gjithë të tjerët, dhe pse jo ishte momenti i duhur që të vihej në teatër kjo tematikë, dhe të jepej ky mesazh që pavarësisht të gjithave ajo që ka rëndësi është familja, njeriu dhe dashuria në fund të ditës.”

 

Edhe për një prej aktorëve protagonistë kjo shfaqje ka shumë pritshmëritë dhe emocionet janë të mëdha.

 

ELIDON ALIKA

AKTOR

“Çdo shfaqje që ne kemi si premierë absolutisht ka emocionet e veta. Ne gjithmonë jemi me emocione para se të fillojë një premierë dhe janë emocione të bukura. Këto janë kriteret kur në teatër vijnë tekstet apo veprat që të ketë pak nga të gjitha që edhe fëmija ta kuptojë shumë mirë.”

 

Vogëlushët do të kenë mundësi ta ndjekin shfaqjen të shtunën dhe të dielën në Teatrin Kombëtar të Kukullave, në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *