E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Djali i Trump poston foto të babait pas incidentit: Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën

Djali i Donald Trump ka reaguar menjëherë në rrjetin social X pas asaj që i ndodhi babait të tij në Penslivani.

“Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën” shkruan Trump Jr në një postim në X.

Reklamë

Ndërkohë Donald Jr e ka shoqëruar postimin e tij me një foto të babait që ngrihet në këmbë dhe ngre dorën lart pak pasi kishte ndodhur incidenti.


Mediat në SHBA raportojnë se ndaj Trump mund të ketë patur një atentat me armë, pasi pak para se ish-Presidenti të shtrihej në tokë janë dëgjuar të shtëna me armë.

Nga ana tjetër shërbimi sekret konfirmon se gjendja shëndetësore e Trump është mjaft e mirë. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë