Babai i Arben Micit, 26-vjeçari që humbi jetën dje në Komisariatin nr.5 në Kamëz si pasojë e flakëve, dha një prononcim për mediat, ku tregoi se sot kishte planifikuar që të shkonte të takonte të birin për t’i dërguar disa rroba.

 

Në momentin kur ishte nisur drejt komisariatit, ai u shpreh se u njoftua për lajmin tronditës.

 

“Sot do i çoja rrobat, vetëm kur erdhën policët dhe më dhanë lajmin…”

 

I riu u arrestua pak ditë më parë, pasi akuzohej se ushtroi dhunë ndaj të ëmës.

 

Mbrëmjen e të shtunës, Mici, së bashku me Dilaver Idrizin, ky i arrestuar pasi hodhi nga ballkoni gruan e tij, u lejuan me çakmak në qeli, me të cilin i vunë zjarrin rrobave, me qëllimin për të krijuar kaos që më pas të mund të arratiseshin. Mirëpo, plani i tyre dështoi, duke i marrë jetën 26-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *